Mbroje jeten
Testohu

Ti nuk
je vetem!

QKSCSH ofron Keshillim Psikologjik
dhe Mbeshtetje Sociale.

  • Rrugët e transmetimit

    Virusi HIV (Human Immuno-Deficiency Virus), virusi i mungesës së imunitetit te njeriu është një virus që shkatërron sistemin imunitar.AIDS- (Acquired Immune Deficency Syndrome), Sindroma e fituar e mungesës së imunitetit – është gjendja që pason kur trupi…Lexo më Shumë

  • Kujdesi dhe Mbështetja

    Në Shqipëri, trajtimi dhe kujdesi ndaj personave me HIV/AIDS ofrohet vetëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kryesisht në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive dhe Shërbimin e Pediatrisë, në Tiranë. Mjekim me Terapi Antiretrovirale, me të cilin trajtohet Lexo më Shumë

  • Këshillimi dhe Testimi

    Qendrat e Këshillimit dhe Testimit Vullnetar për HIV, janë shërbime që ofrohen për të gjithë personat që duan te njohin statusin e tyre për HIV, shoqëruar me një këshillim profesional për të ndihmuar klientët të përshtaten me rezultatin e testimit. Çdo person…Lexo më Shumë

Shqetësimet psikologjike të lidhura me HIV/AIDS

Njerëzit e diagnostikuar me HIV janë shpesh në rrezik për të zhvilluar një ose disa probleme psikologjike. Shqetësimet psikologjike të lidhura me gjëndjen shëndetësore të personave që jetojnë me HIV, mund të ndikojnë dhe cilësinë e jetës së tyre.

Një prej shqetësimeve më të zakonshme psikologjike të lidhura me HIV, është depresioni. Ankthi është një tjetër shqetësim i pranishëm dhe i njohur tek klientet me HIV. Shkalla e lartë e stigmës shoqërore e lidhur me HIV/AIDS ndikon në përjetimin e simptomave të ankthit nga ana e klientëve.

Duke u konsultuar me punonjësit e shërbimit psikologjik dhe social, klientët me HIV/AIDS mund të arrijnë të ndërgjegjësohen dhe përballojnë shqetësimet me qëllim përmirësimin e shëndetit mendor dhe të cilësisë së jetës.

Personat qe jetojnë me HIV/AIDS mund të kërkojnë këshillim online, ose të lënë takim me psikologun, punonjësin social pranë Qendrës Për Kërkime Sociale në Cilësinë e Shëndetit, QKSCSH.

Sherbimi psikologjik dhe mbeshtetja sociale ofrohet falas.

Online Appointment Form

PYETSORI ONLINE

"Pyetesori i Cilesise se Jetes per Individet qe Jetojne me HIV/AIDS" &nbsp

AKTIVISTET VULLNETARE

Nese jeni te interesuar te beheni pjese e rrjetit te aktivisteve vullnetare ne mbrojte te te drejtave te personave me HIV/AIDS